Rreth 1500 delegatë të kongresit të partisë socialiste kanë votuar për zgjedhjeve e anëtarëve të rinj të asamblesë kombëtare të PS. Nga gara ku ishin 300 kandidatë u zgjodhën 175 prej tyre të cilët sëbashku me deputetët e PS, kryetarët e bashkive të PS dhe 61 kryetarët e degëve të PS formësojnë përbërjen e re të asamblesë së PS.

Mes tyre është edhe deputeti i Vlorës, Koço Kokëdhima.

Në bazë të statusit të PS, asmablea e re e Partisë Socialiste konstituuohet 2 muaj nga koha e konkretisht ku delegatët votuan për anëtarët e asamblesë.

Kështu parashikohet që brenda datës 16 maj pritet të mblidhet asambleja pë rikonstituimin e strukturës më të rëndësishme të Partisë Socialiste.

Ndërkohë një ditë më parë kongresi i Partisë Socialiste vendosi që ti drejtohet me referendum anëtarësisë së PS ku do të pyeten e nëse duhet të ndërpritet e apo jo mandati i kryetarit të PS.

Referendumi u kundërshtua nga Ben Blushi, i cili ka shfaqur ambicien për kandidimin për kryetar PS, si dhe 5 delegatë të kongresit të PS.

Delegatët e kongresit të Partisë Socialiste kanë votuar një natë më parë për anëtarët e rinj të asamblesë.

Nga ky votim u zgjodhën 161 anëtar të cilët bashkë me deputetët, kryetarët socialistë të bashkive dhe kryetarët e degëve të PS përbëjnë asamblenë e re të PS.

Asambleja pritet të konstituohet brenda dy muajve.