Një në shtatë personat e përgjuar në vitin 2015 në Shqipëri është arrestuar në kushtet e flagrancë duke parandaluar një krimin përfshi vrasjet me pagesë, trafikun e lëndëve narkotike dhe korrupsionin.

Në total përgjatë 2015 vetëm nga strukturat hetimore të prokurorisë janë përgjuar 4099 shtetas ku sipas burimeve të ReportTv bëjnë pjesë politikan, gjyqtar e biznesmen, ndërsa 593 shtetas nga të përgjuarit janë arrestuar në kushtet e flagrancës.

Sipas raportit të prokurorisë siguruar nga ReportTv rezulton se numrin më të madh të përgjimeve e zënë personat e përfshirë në krime për vrasjet me pagesë, trafik të narkotikëve, korrupsionit, trafik të armëve e municioneve dhe shfrytëzimit të prostitucionit me një total prej 164 procedimesh nga krimet e rënda.

Nga ky raport rezulton se kryeprokurori Llalla ka firmosur në total 1945 leje përgjimi për vartësit e tij përfshi dhe ato me miratimin e gjykatës, ku kjo shifër rezulton 15 % më e lartë krahasuar me vitin 2014.

Por çfarë përgjohet sot në Shqipëri?

Një burim pranë njësisë së përgjimit shpjegoi për ReportTv se në këtë shifër përfshihen të gjitha interceptimet e përftuara nga komunikimet telefonike dhe ato elektronike, përfshi ato me telefona fiks, celular si dhe komunikimet me aplikacione përfshi e-mail, whtas-up, viber, facebook.

Kjo shifër shpjegoi eksperti i përket vetëm përgjimeve të kryera nga struktura e prokurorisë pasi të njëjtën procedurë ndjek dhe shërbimi informative kombëtar, statistikat e të cilit konsiderohen sekret kombëtar dhe raportohen vetëm në komisionin e sigurisë në kuvend.