Surprise Me!

Report TV - Protesta tek liqeni, Basha: Ka rënë shteti ligjor, arrestime arbitrate

2016-03-28 0 Dailymotion

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas protestës së organizuar nga PD tek parku i liqenit artificial, teksa ka dalë përpara medieve ka thënë se sot ka rënë shteti ligjor, ku qytetarët janë arrestuar në mënyrë arbitrare vetëm pse protestuan.

Ai ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se ka shkelur ligjin e Kushtetutën, duke lejuar ndërtimin e parkut të fëmijëve pa leje mjedore e vendim nga ana e Këshillit Kombëtar të Territorit.

Përveç kësaj, ai ka shtuar se, Prokuroria duhet të hetojë dhe nuk duhet të heshtë përpara kësaj situatë dhe dhjetra kallëzimeve të bëra.

Sakaq, Basha ka thënë se, në krye të Bashkisë së Titranës ëhstë një kukull e drejtuar nga Rama.

?Në krye të bashkisë Tiranë është një kukull. Rama ka projekt për betonizimin e Tiranës. ?Kukulla? në bashki drejtohet nga Rama. Rama e sheh veten mbi ligjin e Kushtetutën. Ka rënë shteti ligjor dhe sot pati arrestime arbitrare. Parku i liqenit është fillimi i betonizimit të Tiranës dhe ky projekt është pa leje mjedisore, pa leje ndërtimi dhe me leje të falsifikuar të KKRT-së. Ndaj qytetarëve nuk ka përgjigje, por dhunë. Dhuna e përdorur ndaj opozitës, është dëshmi se ky regjim është në grahmat e fundit, shteti ka rënë, ligji shkelet, kushtetuta dhunohet. Prokuroria të hetojë, ka dhjetra kallëzime dhe nuk duhet të heshtë? ka thënë Basha.

Ai ka theksuar se, sot policia ka marrë me dhunë edhe kryetarin e Partisë Demokratike të njësisë 9, Ndricim Babasi.

?Çim Babasi është rrëmbyer me dhunë nga policia. Policia po përdoret për akte kriminale. Kjo qeveri është mbi ligjin e jashtë ligjit? ka thënë ai duke shtuar se, kjo qeveri është tirani, tiranitë kanë vetëm një fat-ato përmbysen.

Më herët, Kryetari i Partisë Demokratike i është përgjigjur deklaratës së Kryeministrit të vendit, Edi Rama ku ka thënë se kokoshi 200 milionësh vijon betonizimin e Tiranës dhe për parkun e lodrave tek liqeni kushedi kujt i ka marrë ryshfet.

Në një postim në rrjetin social, Facebook, Basha ka shtuar Rama po dhunon me kërbaç qytetarët ndërkohë që milionat i mban për vete duke shkelur ligjin e kushtetutën.

Buy Now on CodeCanyon