Përfaqësues të Partisë Demokratike dhe dhjetëra qytetarë u mblodhën sërish sot në mbrotje të një kauze që në fakt e nisi shoqëia civile por tashmë duket se kaloi në çështje krejtesisht politike, ate kendit te lojerave tek liqeni.

Deputetë të saj të mështetur nga të rinjtë e Forumit Rinor Demokrat u përplasën me forcat e policisë së rendit dhe asaj bashkiake. Për të qetësuar situatën u angazhuan dhe forcat speciale të policisë së shtetit. Protestuesit prishën gardhin rrethues të kantierit.

Në krye të protestës ishin deputetët, Gerti Bogdani, Flamur Noka, Edi Paloka, Gent Strazimiri, Ridvan Bode, këshilltarë bashkiak të kësaj force si dhe të rinjtë e FRPD-së. Përfaqësues të shoqërisë civile nuk iu bashkuan kësaj proteste. Policia ka shoqëruar në komisariat disa persona. Gjatë përplasjes tre prej tyre u ka rënë të fikët. Deputetët demokratë deklaruan se do të vazhdojnë protestat e tyre. Edi Paloka u shpreh se qeveria po mbron paligjshmërinë me shtet policor.

Shoqëria civile nuk i është bashkuar protestës së sotme të Partisë Demokratike, ku të pranishëm janë disa deputetë të kësaj force politike.