Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, u shpreh sot, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, se Gent Strazimiri nuk ka patur pistoletë me vete në protestën e opozitë te Parku i Liqenit.

Sipas tij, ajo që duket si pistoletë, mund të jetë këllëfi i celularit, ndërsa akuzoi mediat se arma është shpikje e tyre për të njollosur protestën e PD.

"Strazimiri nuk ka patur pistoletë. Është një mashtrim mediatik për të njollosur protestën e opozitës. Për mua, ajo që duket si pistoletë, mund të ketë qenë këllëfi i celularit", u shpreh Ristani.

Ai theksoi gjithashtu se nuk mund të ketë arrestim në kushte flagrance për Strazimirin.

"Parlamenti nuk autorizon arrestim në kushte flagrance. Nëse do te ishte në kushte flagrance, arrestimi i tij do të kishte ndodhur", tha Ristani.