Megjithëse Shoqata e të Larguarve nga Puna akuzon për mbi 10 mijë të pushuar nga institucionet shtetërore, Departamenti I Administratës Publike raporton se në vitin 2015 janë liruar nga shërbimi civil vetëm 739 persona.

Departamenti ka bërë publik raportin për vitin 2015, nga I cili rezulton se 167 prej të liruarve kanë dalë në pension, 423 janë dorëhequr, 97 janë larguar për shkelje disiplinore, 39 pasi kanë 2 vlerësime të njëpasnjëshme negative, ndërkohë që 13 janë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Departamenti thekson në raport se gjatë vitit 2015 janë dhënë gjithsej 329 masa disiplinore. 97 prej masave disiplionre janë me largim nga shërbimi civil (vendim i komisionit disiplinor).

Në 172 raste është dhënë si masë disiplinore mbajtja deri në 1/3 e pagës për një periudhë deri në 6 muaj. Në 33 raste është dhënë masa pezullim deri në 2 vjet, nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës. Ndërsa në 27 të rasteve bëhet fjalë për vërejtje të dhënë nga eprorët direktë.