Një ditë pas protestës së dhunshme tek parku i liqenit artificial,në të cilën pati konfrontime mes protestuesve dhe policisë së Shtetit dhe asaj bashkiake, Partia Demokratike ka depozituar kallëzimin për drejtorin e policisë së Tiranës dhe atë të Policisë Bashkiake.

Sipas PD bëhet e ditur se, shkak për këtë kallëzim është bërë dhuna e ushtruar ndaj përfaqësuesve të Partisë Demokratike nga ana e tyre.

Kallëzimi ndaj Ervin Hodaj dhe Ermal Kapllani është depozituar në Prokurori nga Arben Ristani dhe Ivi Kaso.

?Vepra është kryer gjatë protestës së djeshme, shpresoj tek shteti ligjorë pasi pjesën tjetër e ka përdhos kjo qeveri. Ne vazhdojmë të zhvillojmë besimin tonë tek Prokuroria, e vetmja pjesë që ka ngelur tek shteti ligjorë. Arrestimi dhe ndalimi i protestuesve me dhunë dhe maska është shkelje e ligjit. Policia bashkiake nuk duhet të marrë pjesë në tubime. Kauza jonë nuk kufizohet me liqenin, por kauza jonë është me paligjshmërinë që ka kjo qeveri? ka thënë Ristani.

Ai është ndalur edhe tek çështja e armës së Strazimirit ku sërish ka theksuar se ai në tubim nuk ka qenë i armatosur.

?Çështja me Strazimirin lojë për të tërhequr vëmendjen nga beteja jonë që kemi me qeverinë që ka ngritur krimin në sistem. Starzimiri nuk ka pasur armë? ka përfunduar Ristani.