Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka denoncuar sot shantazhin që po iu bëhet nxënësve ekselencë nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili sipas saj, iu ka çuar letra shantazhuese për tu përfshirë në radhët e forcës politike që drejton.<br /><br />Sipas Boçit, Rama po iu pret rrugën të rinjve që me sakrifica kanë arritur rezultate të shkëlqyera, duke i ftuar ata që të bashkohen me elementë kriminalë brenda partisë që drejton.<br />Boçi i ka bërë thirrje të rinjve që ta hedhin në koshin më të afërt të plehrave, letrën e Ramës, duke e konsideruar atë si përqeshje dhe shantazh të Edi Ramës.
