Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

95 familje në Novoselë kanë protestuar në qendër të Njësisë Administrative për mospërfshirje në procesin e dëmshpërblimit për përmbytjet e vitit të kaluar.
Banorët thonë se Komisioni i Vlerësimit të dëmeve në Bashkinë e Vlorës ka bërë konstatimet në mënyrë selektive, duke favorizuar familje që nuk janë prekur nga uji dhe madje nuk jetojnë në Novoselë.
Banorët e Novoselës të prekur nga përmbytjet paralajmërojnë përshkallëzim të protestave duke bllokuar rrugët nacionale nëse nuk ribëhet vlerësimi i dëmeve.
Gjithsej nga vërshimi i Vjosës në shkurt 2015 prekën të paktën 600 familje.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/banoret-e-novoseles-ne-proteste-na-vleresoni-demet-e-permbytjeve/