TIRANË- Partia Demokratike i ka dhënë ?ok? programit të saj qeverisës. Ishte nënkryetari i opozitës, Edmond Spaho i cili tha pas mbledhjes me dyer të mbyllura në selinë blu, se programi elektroral është i përfunduar në linjat kryesore.

"Tashmë mund të themi që pas një pune disa mujore dhe diskutimeve brenda grupeve që ishin ngritur për këtë qëllim, dhe diskutimeve me ekspertë të fushës, programi i Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare është i përfunduar në linjat kryesore," tha Spaho.

Nxitja e ekonomisë së vendit, ulja e taksave dhe reduktimi i varfërisë janë disa nga objektivat kryesore në platformën elektorale të PD-së.

"Objektivat e tij do të jenë që të nxisë ekonominë e vendit në mënyrë që gjenerojmë vende pune, të mund t?i jepet një impuls sa më i madh ekonomisë me synimin e tërheqjes së investimeve të huaja, uljen e taksave, krijimin e hapësirave sa më të mëdha për punësim dhe zhvillimin e degëve të tilla të rëndësishme si bujqësia, turizmi, mjedisi. Programi synon reduktimin e varfërisë, rritjen e pagave dhe pensioneve, në mënyrë që vendi të futet në rrugën e zhvillimit dhe rritjes së mirëqënies për të gjithë qytetarët shqiptarë," deklaroi numri 2 i opozitës.

Sipas tij, në javët e ardhshme programi qeverisës do të diskutohet me grupet e interesit dhe qytetarët.

"Në javët e ardhshme ne do të vazhdojmë me fazën e dytë për prezantimin e të gjithë pjesëve të programit, tek grupet e interesit, tek qytetarët, për të marrë ide dhe sygjerime të tjera finale, të cilat do të bëjnë të mundur paraqitjen e një varianti përfundimtar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare," përfundoi Spaho.

Burime për Report TV nga selia blu thanë se pjesë e diskutimeve në mbledhjen e kryetarit Lulzim Basha me drejtuesit e departamenteve dhe sekretariateve të PD ishte edhe aksioni opozitar.