Surprise Me!

Report TV - Haxhinasto prezanton paketën e re ligjore për autoserviset

2016-03-30 2 Dailymotion

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka zgjedhur një pikë servisi në Tiranë për të prezantuar paketën e re ligjore me kriteret që duhet të plotësojnë serviset e automjeteve për licensimin e tyre.

Ministri Haxhinasto, tha se këto kritere përfshijnë qendrat e autoriparimit, shitblejres së mjeteve, tregtimit të pjesëve të këmbimit dhe grumbullimin e mjeteve që dalin jashtë përdorimit.

Ministri, tha se paketa ligjore vjen në kuadër të luftës kundër informalitetit dhe forcimit të sigurisë në transport. Një element i rëndësishëm i kësaj pakete është edhe mbrotja e mjedisit, pasi ka kritere të forta edhe në këtë aspekt.

Duke u ndalur në pikat kryesore të paketës, Haxhinasto tha se janë vendosur kritere për cilësinë dhe kualifikimin e të punësuarve në servise.

Ministri, renditi gjithashtu si pjesë të paketës rregulloren e brendshme që parashikon mënyrën si bëhet servisi, si dhe garantimin e garancisë për shërbimin.

Buy Now on CodeCanyon