Pak para nisjes së seancës së sotme plenare deputetja e PS Valentina Leskaj i ka dërguar një letër kryeparlamentarit Meta të cilit i kërkon që mandati i saj të shkojë në Gjykatën Kushtetuese

Mandati i nënkryetares së Kuvendit mjaft i përfolur dhe i diskutuar nga opozita, tashmë duket se do të jetë në dorën e kësaj gjykate e cila pritet ta shqyrtojë atë.

Sipas letrës së Leskajt, qëndrimi i opoiztës është një pretekst për të penguar Reformën më të madhe në vend. Nga ana e deputetes duket se ka një vullnet personal për tju drejtuar gjykatës Kushtetuese, kujtojmë këtu se edhe deputeti Suli pritet të ketë të njëjtin qëndrim.

Në një deklaratë për mediat, deputetja Valentina Leskaj tha se, letra që ajo i ka dërguar kryetarit të Kuvendit për dërgimin e mandatit të saj në Kushtuese është pjesë e filozofisë, moralit dhe integritetit të saj.

?Letra është publike. I kam kërkuar kryetarit të Parlamentit që pretendimet e PD-sw të çohen në Gjykatën Kushtetuese. Keni nisur një çështje i kam thënë PD-së, ju inkurajoj ta çoni deri në fund, çojeni në Gjykatën Kushtetuese. Ata nuk kanë kurajo ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese. Meqë ata nuk patën kurajon ta çonin, i jam drejtuar me një letër kryetarit të Parlamentit që të nisë në Gjykatën Kushtetuese pretendimin e PD-së për të cilin jam i sigurt që gjykata do të marrë vendim në përputhje me ligjin dhe standardet që ka?- deklaroi Leskaj.

Me miratimin nga parlamenti të këtyre kërkesave dhe vullneti të deputetëve i hapet rruga dialogut dhe zgjidhjes së ngërçit politik mes opozitës dhe mazhorancës

Pikërisht mandati i zonjës Leskaj dhe deputetit tjetër të PS-së Rakip Suli është kushti që opozita ka vënë për rikthimin në Kuvend.

Kërkesa e PD-së, dorëzuar më 27 tetor, lidhet me koncesionin e hekurudhës Ballsh-Fier-Vlorë që e përfitoi Arjan Leskaj, djali i deputetes së Partisë Socialiste. Demokratët citojnë nenin 21 dhe 24 të ligjit 9367 "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike?, sipas të cilit deputetët dhe familjarët e tyre (përfshirë dhe fëmijët në moshë madhore) ndalohen të lidhin kontratë ose nënkontratë me institucionet publike.