Pas 55 seancave, gjykata e Krimeve të Rënda përfundon gjykimin ndaj vrasësve me pagesë, në të ashtëqujturën ?banda e tritolit? në Vlorë.

Ky vendim u morrë seancën e kësaj të enjteje, ndërsa pritet që në javën e parë të prillit të lexohet pretenca e akuzës dhe vitet e burgimit për secilin nga 8-të pandehurit, mes tyre dhe biznesmenit Ilir Karcini.

Gjykimi ndaj 8 të pandehurve, të cilët kryenin vrasje me pagesë nëprmjet Julian Sinanajt, nisi tetorin e 2014-ës dhe nga ajo ditë i gjithë procesi u zhvillua me dyer të mbyllura duke mbajtur larg median.

Ndërkohë, është gjykuar në mungesë nga Krimet e Rënda Genis Mëhillaj, i cili mundi t?i shpëtojë arrestimit dhe prej Janarit 2014 është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ky grup kriminal akuzohet për një sërë veprash të rënda përfshi vrasjet, atentatet, trafikun e armëve dhe tritolit, ndërsa prokuroria i akuzon dhe për tritolin ndaj ish prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, e atë ndaj banesës së ish-depuetit Ardian Kollozi, po në Vlorë.

Teksa ky proces u mbyll pas 55 seancash, mbetet për t?u parë në pretencën që do të lexojë prokuroria nëse Julian Sinanaj do të trajtohet me statusin e të penduarit apo do ti hiqet ky status.

Sinanaj ka rrezikuar statusin e të penduarit pasi ka kundërshtuar deklarimet e dhëna më parë pranë prokurorëve, ku dhe ka treguar se si janë kryer vrasjet dhe porositë e dhëna për eleminime e tritol-vënie.

Sinanaj u prangos në Janar të 2014-ës në Tiranë, periudhë në të cilën ai po planifikonte ekzekutimin e një biznesmeni, porosinë për vrasjen e të cilit prokuroria thotë se ka prova që e ka marrë nga Ilir Karcini.

Sinanaj është i dyshuar dhe nga drejtësia Greke për një sërë vrasjesh me pagesë të kryera atje, por dhe pse hetuesit Grek kanë ardhur 4 herë në Tiranë, ai ka refuzuar të bashkëpunojë, duke heshtur.

Redaksia Online