Automjeti që shihni në këtë foto është një nga disa të tillë që do të vihen në funksion brënda muajit prill në rolin e patrullës rrugore të kryeqytetit e më pas në të gjithë vëndin.

Ndryshimet do të prekin të gjithë automjetet e urgjencës përfshi ambulancat, zjarrfikset, policinë rrugore, policinë e rendit, patrullat lëvizëse si dhe rojen bregdetare.

Por si do të funksjonojë ky shërbim
Burime për ReportTV bënë me dije se në Drejtorinë e Policisë së Tiranës është duke u testuar salla operative e emergjencave kombëtare e cila do të jetë sallë kordinuese me sallat operative në 12 qarqet e vendit.

Çdo telefonat e bërë në territorin e Shqipërisë për ndihmë do të kalojë në këtë qendër e cila më pas do kordinoj me spitalin, policinë, zjarrfiksen, rojen bregdetare apo policinë rrugore për të dërguar ndihmën e parë.

Por si funksionon sot ky shërbim
Në përdorim janë 4 numra ku për tu lidhur me policinë është numri 129, zjarrfiksen 128, Ambulanca 127, policia rrugore 126.

Numrin 112 është numri i shërbimeve të emergjencës në të gjithë Europën dhe futja e Shqipërisë në centralin e përbashkët Europian të emergjencave pritet të sjell një përmirësim dhe për shërbimet që i ofrohen të huajve që vijnë në shqipëri qofshin ata turist apo shtetas të cilët kanë nevojë në rast rreziku.

Numrat e Emergjencës
Më poshtë mund të gjeni numrat e emergjencës se kryeqytetit. Nëse dini apo doni që të shtojmë dhe numra të tjerë në këtë faqe, ju lutem na kontaktoni.
? Ambulanca ? 127 |
? Zjarrfikset ? 128 |
? Policia ? 129 |
? Policia rrugore ? 126 |