Presidenti i Republikës Bujar Nishani i ka kthyer mbrapsht për rishqyrtim Kuvendit ligjin për mediat audiovizive.

Ligji që u hartua nga Alfred Peza dhe u miratua në 10 mars në Kuvend, shkel jo vetëm Kushtetutën sipas Presidentit por dhe konsensusin politik.

Kreu i shtetit jep 3 argumente për vendimin e tij.

E para është vendosja në krye të radio televizionit publik shqiptar të një personi të parapëlqyer nga maxhoranca, duke ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së tij nëpërmjet 5 raundeve ku në tre raundet e para kërkohet një kuorum prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të KDRTSH-së dhe në dy raundet e tjera shumicë e thjeshtë.

?Një zgjidhje e tillë krijon premisat e zgjedhjes së një personi të parapëlqyer nga maxhoranca në KDRTSH, i cili gëzon votëbesimin e super maxhorancës parlamentare.?
Kreu i shtetit sheh non sens ligjor në faktin që për shkarkimin e drejtorit nevojitet shumicë e cilësuar votash.

E gjithë kjo behet sipas tij për të konsoliduar pozitat e të përzgjedhurit të maxhorancës.

?Pra është e qartë që ndryshimi ligjor kërkon që të realizimi i qëllimit të momentit për përzgjedhjen e kandidatit që nuk po arrin të marrë 2/3 e votave të anëtarëve të KDRTSH-së dhe më pas të garantojë qëndrimin e tij në atë detyrë.?

Argumenti i tretë i kreut të shtetit është fuqia prapavepruese e ligjit të ri i cili ndryshon rregullat e lojës në një kohë kur për kreun e RTSH-s po zhvillohet një garë