TIRANË - Pas kauzës së dekriminalizimit dhe parkut tek liqeni, Partisë Demokratike po i lëkundet edhe kauza 25-vjeçare, ajo e anti-komunizmit. E themeluar si parti anti-komuniste, për të sjellë më pas edhe pluralizmin në Shqipëri, Partia Demokratike, 25 vjet më vonë, ka dhënë disa shenja të qarta me votë kundër distancimit nga e kaluara.<br /><br />Pas votës kundër një amendamenti për dekomunistizimin, ligjvënësit e Partisë Demokratike në Komisionin e Sigurisë, janë pozicionuar kundër një nisme ligjore, e cila parashikon heqjen e dekoratave, titujve dhe medaljeve për Enver Hoxhën, ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit dhe disa antifashistë të parë, por që më pas kanë mbajtur funksione të rëndësishme në pushtetin komunist.<br /><br />Pavarësisht retorikës dhe debateve për të miratuar një rezolutë kundër komunikimit, partia më e madhe në opozitë, ka shfaqur një tjetër qëndrim në raport me projektligjin e propozuar nga Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi ?Për një shtesë në ligjin nr. 112/20134 ?Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në RSH?.
