Surprise Me!

Report TV - Basha kujton 2 prillin në Shkodër në ceremoni mungon Topalli

2016-04-02 0 Dailymotion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa ka marrë pjesë në përkujtimin e vrasjes së 4 protestuesve të 2 prillit në vitin 1991 ka bërë thirrje që të zbatohet ligji i dekriminalizimit dhe të çlirohet vendi nga oligarkia.

Përveç kësaj, Basha ka thënë se Partia Demokratike është për një Reformë në Drejtësi që jep drejtësi dhe se Reforma Zgjedhore duhet të sjellë zgjedhje të lira e të ndershme.

?Duhet të zbatohet ligji i dekriminalizimit. Reforma në drejtësi duhet që të japë drejtësi, ndërkohë që reforma zgjedhore duhet që të sjellë zgjedhje të lira e të ndershme? ka thënë ai.

Duke u ndalur tek qeveria, Basha ka është shprehur se, sot qytetarët duhet ti dalin përpara regjimit Rama-Meta si 25 vite më parë, pasi qeveria po mendon të pasurohet për vete duke varfëruar qytetarët.

?Ti dalim përpara të keqes si 25 vite më parë. Regjimi i Ramës mbjell ndasi, urrejtje e diskriminim. Qëllimi i qeverisë është pasurimi për vete. Kjo është një aleancë e pashembullt me krimin. Duhet të tregojmë vendosmëri për të hapur kapitullin e demokracisë. Jemi përballë tyre, më të bashkuar e të shumtë që të çlirojmë Shqipërinë nga kthetrat e oligarkisë Rama-Meta? ka thënë Basha.

Buy Now on CodeCanyon