TIRANË- Për Ina Ballën dhe dy vajzat e saj tashmë ka më shumë shpresë se mund të përballohet sëmundja e kancerit të gjirit. Apeli në Report Tv ka bërë që shumë qytetarët të dhurojnë para në llogarinë bankare.

Por barra më e rëndë financiare, qiraja, tashmë do t'i paguhet nga Bashkia e Tiranës. Drejtoresha e strehimit Eva Rrahmani ka vizituar Ina Ballën, duke premtuar se nga muaji tjetër qiraja prej 14 mijë lekësh të reja do t'i subvencionohet nga bashkia.
"Bashkia e Tiranës ka një program për njerëzit të cilët janë të pastresë që është bonusi i qerasë që quhet subvencionimi i qerasë. Menjëherë erdha pranë zonjës Ina për t'i thënë që do t'i subvencionohet që prej muajit të ardhshëm qeraja," tha Rrahmani.

Nismës së dhurimit i është bashkuar edhe ?Fundjava Ndryshe?, e cila ka çuar ushqime dhe lodra për dy vajzat e Ina Ballës. Buzëqeshja tek vogëlushet është rikthyer sërish. Ina Balla ka kryer vizitat mjekësore ditën e shtunë duke bërë edhe analizat përkatëse. Ajo thotë se tashmë është e lumtur nga sensibilizimi dhe më e fortë për të luftuar me kancerin.

"Nuk kisha shpresa. Isha e vetme. Pa ndihmë pa gjë. Një fije peri më kishte ngelur. Më kishin humbur shpresat. Sot më është hapur një dritë, kam shpresa , kam gjëra, forca e kurajo. Është ndihmë e madhe sepse të jesh e vetme me dy fëmijë, me qera, me halle mbi kokë. Është katastrofë, me një sëmundje. Sot jam lehtësuar goxha," shprehet ajo.

Ina ka një mesazh edhe për Report TV. "Është ndihmë e madhe për mua. Ju faleminderit juve Report tv dhe këdo." 37-vjeçarja vuan nga kanceri i gjirit dhe është duke u trajtuar intensivisht në spitalin Onkologjik. Mjekët janë shprehur se gjendja e saj është e rëndë, por do t'i bëhen të gjitha analizat dhe terapitë në mënyrë që të luftojë këtë sëmundje.

Edhe njëherë Report TV u bën apel qytetarëve që të ndihmojnë Ina Ballën dhe dy vajzat e saj, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike në të cilën ndodhet. Aktualisht ajo merr vetëm 3500 lekë asistencë sociale. Pas publikimit të rastit të saj mjeket e QSUT-se kane siguruar se Ina do te marre mjekimin e plote dhe te vazhdueshem. Edhe ata te Spitali Amerikan kane ofruar shërbimin e analizës falas ndërsa edhe shoqatat humanitare i janë gjendur pranë.

Report Tv do t'ju sjellë sërish informacione të reja pas trajtimit shëndetësor që Ina do të marrë. Report TV u bën apel të gjithë atyre që kanë mundësi të kontribojnë, e ta kontaktojne drejtpersedrejti për të ndihmuar jo vetëm atë, por edhe dy vajzat e saj ne kete numer kontakti dhe llogarie bankare AL70206110040000100574353001 Tirana Bank