Report Tv siguron pamjet e momenteve të djegies së 4 automjeteve në pronësi të familjes së Filip Papajanit mbrëmjen e djeshme në Kryeqytet.

Kjo zjarrëvënie nga hetimet e policisë rezulton se është shkaktuar nga 23-vjeçarja Desara Mancellari në mënyrë të qëllimshme si shenjë hakmarrje nga ndarja e një jave më parë me Filipin.

Në dëshminë e saj para uniformave blu mësohet se e reja ka pranuar autorësinë e krimit duke deklaruar se qëllim kishte djegien e makinës së Filipit dhe jo prindërve të saj.
Zbulimi i Desarës është bërë nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë në pallatin ku banon ish i dashuri i saj Filipi Papajani.

Ndërkohë pamjet që shihni i përkasin automjeteve të shkrumbuara nga zjarri dhe për këtë pasojë policia thotë se ka vënë nën akuzë për shkatërrim të pronës me zjarr 23 vjeçaren.