Në skandalin e Panamasë është e përfshirë edhe Shqipëria. Sipas një harte të publikuar në skandalin ?Panama papers? e nga të dhënat paraprake rezulton se edhe nga Shqipëria janë dy kompani, 3 perfitues dhe 22 pronare aksionesh ne parajsen fiskale te zbuluar. Të dhënat zbulohen nëse klikon mbi Shqipërinë.

Paraprakisht në hartën e publikuar nga Panorama Papers nëse klikon me maus tek Shqipëria, shfaqet një tabele e vogël me disa të dhëna për Shqipërinë por nuk publikohen emrat e kompanive megjithatë Haaretz.com ka mundur të zbulojë edhe emrin e njërit prej personave nga Shqipëria që bën pjesë në listën e ?Panama Papers?.

Bëhet fjalë për një biznes të quajtur ?GFI Technologies? i regjistruar në maj të 2013-s në ishullin Anguila, për të investuar në Shqipëri në kompanitë shqiptare të teknologjisë së lartë. Në shkrim përmendet emri i një avokati të quajtur Assaf Halkin, ku theksohet që është shtetas shqiptar dhe në vendin tonë njihet me emrin Ismail Mulati.

Ai, së bashku me një firmë kanadeze ?Global Fluids International S.A?, janë pronarët e kompanisë ?GFI Technologies?. Mulati nuk iu përgjigj pyetje së Haaretz.com në lidhje me investimet e kompanisë, por komentoi se qëllimi i biznesit është për të shitur pajisje teknologjike në fushën e karburanteve dhe shtoi se të gjitha të ardhurat raportohen në organet tatimore izraelite.

Pritet që me zbulimin e dokumenteve të tjera, të zbulohen edhe detaje të reja në lidhje me përfshirjen edhe të vendit tonë në këtë skandal.

Deri tani janë zbuluar emra të politikanëve botërorë dhe figurave publike që fshehin paratë në Panama për të shmangur detyrimet nga taksat në vendet e tyre.