Mazhoranca do të rrëzojë dekretin e djeshëm të Presidentit që riktheu në Kuvend ligjin për masat shtesë të sigurisë publike. Kjo konfirmohet për gazetën Shqiptarja.com nga deputeti socialist i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Xhemal Qefalia. Deputeti i mazhorancës thotë se ky veprim i Presidentit ndihmon vetëm elementët keqbërës, të cilët nuk janë të interesuar për sigurinë publike. Për Qefalinë, sjellja e Nishanit është një përpjekje për tu njësuar me Partinë Demokratike, tashmë që ai është në fund të mandatit presidencial.<br /><br />Për deputetin socialist, ky ligj ndihmon luftën kundër terrorizmit, dhe nuk cenon privatësinë, pasi deri më tani 80 % e ambienteve publike e private kanë kamera, e në këtë mënyrë nuk kërkohet ndonjë investim financiar.
