Kompania qe morri koncesionin e markimit te karburanteve po hetohet. Shperthimi i skandalit te pastrimit te parave ne parajsat fiskale ka vene ne pune njesine task force ne prokurorine e pergjithshme. Nderkohe edhe policia ka nisur verifikimet. Kurse drejtuesja e autoritetit te Konkurences deklaroi se eshte penguar ne verifikimin e kompanise Offshore GFI.<br /><br />Skandali Panamase ka sjelle reagimin e qeverise gjermane. Menjehere ne kete vend eshte hartuar nje rregjister kombetar transparence ne menyre qe kompanite offshore te deklarojne emrat e pronareve. Ne islande, kryeministri i vendit dha doreheqjen , ai ishte i perfshire ne kompanite qe fshehin parate ne Panama.<br /><br />Mazhoranca rrezoi sot propozimin e opozites per ndryshimin e ligjit te dekriminalizimit. Demokratet kerkuan heqjen e mandatit per deputetet qe arrestohen ne flagrance, por socialistet refuzuan. Pas kesaj opozita braktisi punen e komisionit te ligjeve ndersa vete socialistet ben vete disa ndryshime ne ligj.
