Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia italiane e qytetit të Olbias në bashkëpunim me atë të Kaljarit në provincën e Sardenjës ekzekutoi urdhër arrestimin ndaj 15 personave të akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës mes Italisë-Hollandës e Shqipërisë.
Operacioni i policisë italiane është shtrirë në komunat e Olbias, Gallura, Pistoia, Breshia, Roma, Bergamo, Venecia e Pordenone. Hetimet këtij operacioni kanë nisur në verë të vitit
2013 në koordimin me drejtorinë antimafia të qytetit të Kaljarit, të cilat kanë zbuluar një organizatë kriminale që importonte në Itali e kryesisht në tregun e Kosta Smeraldës sasi të mëdha droge të tipit kokainë, heroinë e marijuanë.
Personat e arrestuar janë të nënshtetësisë shqiptare, italiane e rumune.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/trafik-droge-mes-italise-shqiperise-e-hollandes-15-te-arrestuar/