Ministrja e Ekonomisë, Mila Ekonomi tha sot se po hetohen kompani nga Agjencia e Trajtimi të Koncesioneve, për të cilat ka indicje për përfshirjen në parajsat fiskale të zbuluara nga dokumentat e ?Panama Papers?.

E pyetur nga gazerët nëse po hetohet vetëm GTI, apo edhe kompani të tjera koncesionare, Ekonomi u përgjigj: ?Për të gjitha që ka indicje, jemi duke i parë?.

?Unë nuk mund t?iu jap akoma një informacion për sa kohë investigimi vazhdon, por sapo të kemi një lajm zyrtar keni për ta marrë menjeherë?? Personalisht jam pjesë e një grupi që po bën të gjithë këtë kërkim dhe jemi duke u marrë me kërë kërkim?, shtoi ajo.

E pyetyr nëse ky grup kërkimi është ngrituar vetëm nga ministria e Ekonomisë, Ekonomi tha se ?kjo është një çështjë që është më shumë se sa ministria jonë? dhe se ?i takon të gjithë ministrive që kanë qenë të përfshira në këtë gjë?.

Këto deklarata, kreu i ministrisë së Ekonomisë i bëri pas prezantimit të raportit të konkurueshmërisë së OECD.

Gajtë këtij aktiviteti, duke ju referuar klimës së të bërit biznes në Shqipëri, Ekonomi theksoi se reformat e fundit bashkë me ndryshimet ligjore, kanë përmirësuar ndjeshëm ambjentin, veçanërisht kur vjen fjala të bizeneset e mesme dhe të vogla.