Në kuadër të 25-vjetorit të hapjes së shtëpisë së parë për fëmijët me aftësi të kufizuara nga motrat e Nënë Terezës, pranë këtij objekti është kremtuar një meshë e shenjtë, ndërsa i pranishëm ishte edhe Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, Angelo Massafra.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Arqipeshkvi Massafra falenderoi Nënë Terezën për veprën e saj që ka bërë për hapjen e kësaj shtëpie, si edhe murgeshat për punën që ato bëjnë me këto fëmijë.

Gjithashtu, ai tha se ky 25-vjetor përkon me shenjtërimin e Nënë Terezës që do të bëhet nga Shtatori i këtij viti.

6 Prilli i vitit 1991 ishte data kur kjo shtëpi mirëpriti shumë fëmijë me aftësi të kufizuar, ndërsa data 15 Gusht 1989 shënon vizitën e parë të Nënë Terezës në vendin tonë.