Shkak i konfliktit brënda familjes ku dy netë më parë në Tiranë mbeti i vdekur Artur Kurti dhe u plagos kunati i tij rezulton një telefonatë me tone fyese midis tyre, për shkak të konflikteve që kurti kishte me ish gruan e tij njëherazi motra e Leonardit.

Këtë e bënë me dije prokuroria e cila ka marrë dëshmitë e djalit të viktimës Jurgen Kurti, kunatit Leonard Ristani dhe bashkëshortes së viktimës Sh.Kurti.
Sipas rindërtimit të ngjarjes mësohet se Artur Kurti ka shkuar në banesën ku ishte vendosur gruaja me të cilën prej 4 muaj ai kish vendosur divorcing dhe djali i tij.

Aty ai ka gjetur dhe kunatirn me të cilin është përleshur dhe thika me të cilën Arturi kish shkuar në banesën e ish gruar i ka marr jetën atij dhe ka plagosur kunatin.
Paçka këtyre dëshmive prokuroria ka dyshime se në ngjarje është përfshirë dhe djali i viktimës Jurgen Kurti, por këto dyshime skanë bindur gjykatën për të caktuar një masë sigurie arrest me burg ndaj Jurgenit dhe e kanë lënë atë me arrest shtëpie.

Të njëjtën dëshmi si djali i viktimës e ka dhënë dhe Leonard Ristani i dyshuari i këtij krimi ndaj të cilit gjyakata në ambjentet e spitalit i komunikoi masën e sigurisë arrest me burg.

Seanca për Jurgen Kurtit është zhvilluar me dyer të mbyllura në gjykatë ndërsa burime për ReportTv bënë me dije se i riu nuk ka folur asnjë fjalë në gjyq vetëm ka qarë gjatë gjithë kohës.

Kurti u ekzekutua më thikë dy netë më parë në banesën e gruas së tij Shpresa Kurti pasi cidti ishte në proces divorci dhe Arturi jetonte i vecuar nga gruaja dhe djali. Burime nga akuza sqaruan për ReportTv se dajë e nip do të ripyeten sërish për të zbardhur krimet e asa nate dhe ndërohë do të priten akt eskpertimet e thikës si dhe teshave të sekuestruara për të kuptuar se si janë konfliktuar fizikisht Babai, Djali, e Kunati.