Deputeti socialist, Erion Braçe, protagonist i përplasjeve të sotme në seancën e Kuvendit, u shpreh se nuk do të tolerojë asnjë fyerje në drejtim të tij.

"Kjo është opozita e dekriminalizuar. Kanë futur në atë sallë lloj-lloj robsh atje brenda. Njëherë të vetme do tu përgjigjem edhe këtyre që shajnë e pështyjnë...kanë vjedhur shqiptarët, kanë vrarë shqiptarët. Unë hyj tek të vrarët dhe tek të vjedhurit. Kam hyrë në parlament nga 26 maji i vrarë nga Sali Berisha dhe banda e tij. Nuk kam për t?i toleruar me fjalët fyese. Fyerjet e një farë Arben Ristani dhe të një farë Sali Berisha", u shpreh Braçe.

Duke komentuar incidentin në foltore, Braçe tha se në drejtim të tij ka shkuar Edi Paloka. Ndërsa i pyetur për veprimet e deputetit tjetër demokrat, Roland Keta, Braçe tha se nuk e njeh se kush është.

?Z.Paloka erdhi drejt meje për të më larguar mua...por s?do të bëjë vaki. Askush nuk mund të më largojë nga foltorja. Këtë që thoni ju, Roland Ketën nuk e njoh. Unë kur kam kaluar 26 majin e këtij krimineli dhe 21 janarin e këtij krimineli, s?më shkon mendja të kem frikë nga kjo lloj bande?, deklaroi Braçe.

Ai theksoi se në orën 16:30 do të mblidhet Byroja e Kuvendit, për të marrë masa pas incidenteve në Kuvend.