Surprise Me!

Report TV - Edhe në mars çmimet shumë të ulëta, ekonomia pranë deflacionit

2016-04-09 0 Dailymotion

Edhe në muajin mars ekonomia shqiptare është përballur me çmime shumë të ulëta, shumë pranë rënies në deflacion. Sipas të dhënave zyrtare të sapo publikuara nga Instituti i Statistikave, treguesi i inflacionit rezultoi 0.3%, me një rritje të vogël prej vetëm 0.1 pikë përqindjeje krahasuar me muajin shkurt.

Rënia e inflacionit është shkaktuar kryesisht nga kontributi negativ në indeksin e inflacionit nga grupet e transportit, energjisë e veshjeve.

Çmimet e grupit ?Transporti? kanë kontribuar me -0,28 pikë përqindje në indeksin e çmimeve.

Çmimet e grupit ?Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji? kanë kontribuar me -0,18 pikë përqindje.

Çmimet e grupeve ?Veshje dhe këpucë? dhe ?Shëndeti? kanë kontribuar me nga -0,09 pikë përqindje secili.

Krahasuar me muajin Shkurt 2016, rritja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin ?Ushqime dhe pije alkoolike? me 1,1 %.

Ulja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin ?Mobilje, pajisje shtëpie dhe mobilim? me 0,3 %.

Buy Now on CodeCanyon