Vota e socialistëve në referendumin e mbajtur dje në të gjithë Shqipërinë, që rikonfirmoi mandatin e Edi Ramës në krye të partisë Socialiste, është blerë.

Kjo deklaratë vjen nga selia blu, ku në një dalje për mediat koordinatorja për marrëdhëniet me publikun, Grida Duma tha se vota u ble nga oligarët, milionerët dhe deputetët e Ramës.

"Të gjithë të inkriminuarit u bashkuan rreth një kauze për t'i siguruar oligarkut Rama sundimin pa zgjedhje," tha ajo.

Sipas saj, dhunimi i votës së lirë është kambanë alarmi për zgjedhjet parlamentare që po vijnë.

Por PD shprehet e bindur se nuk do të lejoj që skema të tilla kundër votës së lirë, të zbatohen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.