Shpallen fituesit e ?Ëndrra Ime 2016?. Zv. Kryeministri Niko Peleshi dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë kanë takuar disa nga të rinjtë të cilët kanë patur një ide inovative apo për një biznes.

Këta të rinj kanë marrë një grant deri në 500 mijë lekë për hapjen e biznesit dhe asistenc të kualifikuar në hapat e para. Kjo pasi ideja e tyre për biznes përbën një risi për Shqipërinë. Një prej tyre është edhe Ana, e cila ka gjetur një mënyrë për të reklamuar vendet turistike nëpërmjet fotove që bëhen me dron.

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi tha se ?Ëndrra Ime 2016? mbështet të gjitha ata të cilët kanë një ide për biznes por nuk kanë mundësi për ta hapur atë.

"Kryeministri ka shpallur një thirrje të dytë për idetë e reja apo ëndrrat e atyre që ishin mbi 30 vjeç, donin të fillonin një biznes apo kishin një ide interesante për komunitetin, të lagjes, të fshatit, apo një grupi të caktuar interesi, " tha Peleshi.

Të rinjtë nga ana e tyre kanë falenderuar qeverinë për mundësinë që u ka dhënë.