Kompania franceze Eurocopter i ka kërkuar Forcave të Armatosura Shqiptare që të pezullojë fluturimet me helikopterin tjetër Ec 145 deri në sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit të ndodhur një javë më parë.<br /> <br />Dyshimet se shkak për rrëzimin e helikopterit mund të ketë qenë një defekt ka bërë që kompania të marrë masa paraprakisht për shmangien e ndonjë aksidenti të radhës.<br /> <br />Gjithashtu mësohet se kamera e sigurisë së helikopterit është dërguar në Gjermani për të zbardhur pamjet filmike.