Surprise Me!

Report TV - Vrasja e katërfishtë e Xhuvanit Gjykata urdhëron rihapjen e hetimeve

2016-04-14 15 Dailymotion

Masakra e 4 nëntorit dy vite më parë në kryeqytet ku humbën jetën katër shtetas mes tyre dhe 20 vjeçari Arbër Demiraj do të ri-hetohet nga e para nga Prokuroria.

Rihapjen e këtij procesi e ka vendosur Gjykata e Tiranës pas kërkesë së Skënder Demirajt i cili prej momenteve të para nuk ka reshtur duke kërkuar që ngjarja të zbardhet.

Por çfarë ndodh me atentatin ku në lokal ?Underground? humbën jetën Demiraj, Edison Jaho, 36 vjeç, Enea Xhaj, 38 vjeç dhe shtetasi Italian Giampaolo Azzolo?

Më 10 Mars 2015, Gjykata dënoi me 35 vite burgim Konstandin Xhuvanin (djalin e ish deputetes Luiza Xhuvani) si autor të masakrës, krim për të cilin Xhuvani i shpëtoi burgut përjetë pasi gjykata procedoi me gjykim të shkurtuar.

Në pretendimet e Skënder Demirajt ish prokurorit dhe babait të Arbër Demirajt që humbi jetën në këtë masakër, gjykata kërkon të hidhet dritë nëse iu dha apo jo ndihma e parë mjekësore Arbërit.

Sa minuta është vonuar ndihma e parë mjekësore, a përputhen dëshmitë e personave të pyetur për këtë ngjarje me provat shkencore?

Rishikimin e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë që kanë fiksuar ngjarjen, ri-inspektim të armës së gjetur pranë viktimës pasi arma sipas babit të Arbërit si përket atij por Erald Sidës personit që ishte në shoqërinë e Xhuvanit.

Ky vendim është marrë më 7 Prill nga gjyqtari Kreshnik Omari dhe pritet që prokuroria tani të caktojë një tjetër grup hetuesish për të rihapur masakrën e 4 nëntorit ku humbi jetën dhe djali ish prokurorit Demiraj.

Buy Now on CodeCanyon