Premiera e shfaqjes "Made in Albania" u ngjit mbrëmë në skenën e Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli dhe do të vijojë edhe në datat 14, 15, 16,17 prill.<br /><br />?Made in Albania?, drama që ka autor Stefan Çapalikun dhe regjisor Altin Bashën është një dramë shqiptare që prek një temë më të mprehtë të aktualitetit shqiptar, shfrytëzimin e krahut të punës nga fasonët në Shqipëri.<br /><br />?Sigurisht që fasoneritë janë realitete të cilat ne as nuk mund t?i frenojmë dhe as nuk mund t?i nxisim, por ama ne jemi kundra reklamimit që i bëhet fasonerisë si një zgjidhje si një krenari e kapitalizmit shqiptar. Ato nuk janë gjë tjetër vetëm shfrytëzimi i krahut të punës?, tha Stefan Çapaliku gjatë një konference që mbajt dje për mediat.
