Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka arritur të nënshkruaje një marrëveshje me drejtorin e FBI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Byrosë Federale të Hetimit dhe Qeverisë shqiptare është për shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Palët pritet të caktojnë një ose më shumë pika kontakti mes tyre.

Në marrëveshjen e nënshkruar drejtori i FBI-së u angazhua të ndihmojë Policinë e Shtetit në trajnimin e punonjësve të policisë shqiptare në akademinë e FBI-së, për trajnimet e vazhdueshme të hetuesve shqiptarë si dhe për përmirësimin e infrastrukturës hetimore.

Edhe ngritja e e Byrosë së Hetimit është gjithashtu një pikë kyç e marrëveshjes për të cilën drejtori i FBI u angazhua të ndihmojë për strukturën, burimet njerëzore dhe kapacitetet hetimore të saj, si njësi shumë e rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.