Surprise Me!

Greco: Nxitoni me “drejtësinë” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-15 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Ndërsa klasa politike në Shqipëri vijon punën për finalizimin e reformës në drejtësi, grupi i shteteve kundër korrupsionit në Këshillin e Evropës, Greco ka publikuar raportin e vlerësimit me titull ?Parandalimi i korrupsionit për deputetet, gjyqtaret dhe prokuroret?. Në këtë dokument 20 faqesh, Greco thekson se deri më tani është përmbushur vetëm 1 nga 10 rekomandimet e saj, që ka të bëjë me një sërë rregullash etike të prokurorëve. Në konkluzionet e saj kërkohet më shumë punë për vendosjen e mekanizmave të rrepta të kontrollit, si për ligjvënësit ashtu dhe për ligjzbatuesit.?Për sa kohë që gjyqtarët dhe prokurorët janë të shqetësuar, Shqipëria po ndërmerr një reformë të thellë kushtetuese që transformon sistemin e drejtësisë. Nëse hyn në fuqi kjo reformë jo vetëm që ndryshon drejtësinë, por prek të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, pasi i bën ata pjesë të mekanizmave tepër të rreptë të kontrollit. Megjithëse deri tani janë ndjerë efektet e para të reformës, si është mënyra e re e zgjedhjes së gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë, si dhe rregullat etike për prokurorët, ka raportimi që evidentojnë se rekomandimet e tjera të Greco-s nuk janë përmbushur plotësisht. Mund të veçojmë sistemin e papërshtatshëm për vlerësimin periodik të perfomancës së gjyqtarëve, deficencën për kritere të forta te Vetingut, për vlerësimin e integritetit te prokurorëve dhe gjyqtarëve, pjesë e të cilave janë dhe rregullat etike, që nuk janë aq të forta sidomos për gjyqtarët. Greco është besimplotë se këtyre çështjeve do t?u jepet vëmendja e duhur në përmbushje të reformës në sistemin e drejtësisë?.Grupi i shteteve antikorrupsion në Këshillin e Evropës thekson se pret që deri në 30 shtator 2017 të jenë plotësuar dhe rekomandimet e tjera të saj.

Buy Now on CodeCanyon