Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ujërat e lagunës së Kunës në Shëngjin janë të ndotura dhe kjo ka sjellë një katastrofe ekologjike.
Kjo situatë vijon prej një viti, duke bërë që të të dëmtohen habitatet ujore.
Ky shqetësim është ngritur nga peshkataret e zonës, të cilët pretendojnë se brenda kësaj lagune derdhen ujëra të ndotura, ndërsa insitucionet vijojnë të heshtin përballë këtij fakti.
Peshkatarët thonë se në harkun kohor të një viti kanë ngordhur mbi 20 kuintal peshk, gjë që faktohet edhe nga fotot e shkrepura prej tyre.
Krahas ndotjes, peshkatarët ngrejnë shqetësimin edhe përsa i përket peshkut që kapet në këtë zonë, pasi nuk dihet nëse duhet të konsumohet apo jo.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/katastrofe-ekologjike-ne-lagunen-e-kunes-ngordh-peshku-nga-ndotja-e-ujit/