Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka shpallur qytetin e Kukësit ?Nderi i Kombit?.

Sipas Presidentit Nishani, ky titull jepet për mikpritjen e madhe dhe kontributin e familjeve kuksiane dhënë gjatë eksodit të madh të 99-tës.

Kreu i shtetit e cilësoi unike dhe të papërsëritshme pritjen që kuksianët u bënë kosovarëve.

?Mikpritja është pasuria që trashëguan shqiptarët. Ju sfiduat edhe skeptikët e kohës, meritoni të viheni në piedestal?- iu drejtua presidenti, kuksianëve në cermoninë e posaçme te organizuar në pallatin e kulturës pasditen e e së premtes.