?Më fejuan pa dëshirë dhe ai më përdhunoi për një javë rresht?. Kjo është dëshmia e vajzës 15-vjeçare që një ditë më parë u çlirua nga ky makth falë ndërhyrjes së policisë.

Sipas vajzës, prindërit e kishin fejuar pa dëshirën e saj, pasi ajo nuk e donte 41-vjeçarin.

"Ai arriti të më marrë dhe të më çojë në banesën e tij dhe për rreth një javë ai ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me mua. Unë kisha frike se me trafikon në Itali dhe u largova nga banesa e tij" ka rrëfyer 15-vjeçarja.

Ndërkohë, prindërit e 15-vjeçares janë penduar për një veprim të tillë.

Në dëshminë e tyre të dhënë para grupi hetimor ata kanë thënë se, nuk donin t?ia jepnin vajzën e tyre 41-vjeçarit Martina Haxhiaj, por ky i fundit ju kishte bërë presion.

Në kushtet e një presioni të vazhdueshëm ata janë detyruar që të fejojnë vajzën me të dhe vetëm një javë më parë ata kishin bërë edhe martesën.

Pasi e ka mbajtur për rreth një javë në shtëpinë e tij, e mitura nga Mirdita ka mundur që të largohet nga shtëpia e burrit të saj, duke bërë edhe denoncimin në polici.

Në lidhje me ngjarjen policia ka nisur një hetim të hollësishëm, ndërsa pritet që të nisin hetimet edhe nda prindërve të saj, pasi dyshohet se kanë fejuar vajzën e tyre pa dëshirën e saj me një person që kishte një moshë shumë të madhe.

Prindërit e saj jetojnë në një varfëri ekstreme në një fshat të Mirditës, ndërsa nuk kanë pranuar që të identifikohen dhe të flasin para kamerave në lidhje me ngjarjen.

Varfëria e tejskajshme e familjes dyshohet se është bërë shkak që ata të fejonin e vajzën e tyre me 41-vjeçarin, duke e kryer këtë veprim pa vetedije të plotë.

Një ditë më parë Policia e Durrësit prangosi tutorin Martin Haxhiaj, pasi denoncimit që kishte bërë e mitura ndaj tij.

Ai mësohet se nuk i ka pranuar akuzat, duke deklaruar se vajzën e kishte marrë për nuse me dëshirën e saj dhe të prindërve dhe se nuk kishte asnjë qëllim trafimi.