Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka nisur tashmë procesin e anëtarësimeve të reja në këtë forcë politike, ndërsa kryetari Shpëtim Idrizi u shpreh optimist me angazhimin e të rinjve në këto struktura.

Sipas Idrizit mbështetja për forcë politike që ai kryeson është rritur ndjeshëm e për këtë arsye ai u shpreh i bindur në dyfishimin e mandateve të PDIU në zgjedhjet parlamentare të 2017.

Por kreu i PDIU është shprehur hapur rezervat e tij për kodin elektoral, i cili sipas tij është një sistem Stalinist sipas të cilit populli voton dhe vetëm dy parti numërojnë votat për interesat e tyre.

Idrizi kujtoi që ky ngërç u shfaq edhe në administrimin e procesit te elektoral në zgjedhjet lokale të 2015.

PDIU ka nisur fushatën e anëtarësimeve të reja në të gjithë vendin , ndërsa pritet që në mbyllje të kësaj fushatë, në fillim të muajit qershor të mblidhet kongresi i partisë.