Edhe pse jemi në gjysmën e muajit prill vizitorët kanë nisur që të shtohen ndjeshëm në bregdetin e Shëngjinit. Rritja e shpejtë e temperaturave ka ndikuar në këtë drejtim, duke bërë që plazhi të popullohet gjatë kësaj fundjave.

Në Shëngjin nuk janë vetëm banorët e zonës që po e vizitojnë këtë bregdet, por kosovarët vazhdojnë ta kenë si një orientim kryesor të fundjavës dhe të pushimëve verore.

Efekt në shtimin e numrit të vizitorëve ka dhënë edhe pastrimi i shpejtë i bregdetit. Shëngjini i ka përmbushur pritshmëritë e vizitorëve të parë, ndaj ata i vlesojnë maksimalisht masat e marra nga Njësia Administrative.

Ndryshe nga vitet e kaluara Bashkia e Lezhës ka nisur t'ju japë prioritet zonave turistike, duke mundësuar shërbime shumë më herët se hapja zyrtare e sezonit. Kjo ka bërë që vizitorët të jenë gjithnjë në rritje në bregdetin e këtij rajoni.