Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu kërkon që paralelisht me reformën në drejtësi të realizohet edhe reforma kushtetuese.<br /><br />Gjatë fjalës së mbajtur pas zgjedhjes së kryetarit të ri të PR në Tiranë Blendi Sulaj, kryerepublikani Mediu tha se krahas kësaj reforme, opozita duhet të synojë realizimin e reformës zgjedhore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme për të gjithë shqiptarët.<br /> <br />?Sot opozita, krahas nevojës për Reformën në Drejtësi të kërkoj hapur nevojën për një reformë të plotë kushtetuese e cila brenda parimit të kontrollit të balancimit të pushteteve të vendosë në qendër të vet në mënyrë të padiskutueshme lirinë dhe të drejtën e individit. Jo vetëm si nene të kësaj kushtetute, por si domosdoshmëri për mirëfunksionimin dhe mirëmenaxhimin e çdo pushteti, institucioni kushtetues, ligji apo vendimi qeveria. Prandaj prioritet i prioriteteve për këtë kohë që ka mbetur për opozitën është garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Zgjedhjet e ndershme janë themeli për i një qeverie përfaqësuese. Çdo herë që një votë e hedhur manipulohet i hiqet e drejta e zgjedhjes së lirë një qytetari. Manipulimi i votave është krimi më i rëndë politik, ajo që është më e rëndësishme është se Partia Republikane të mos numërojë ata që shkojnë, por ata që vijnë për të ndërtuar të ardhmen e Shqipërisë dhe unë kam kënaqësinë që ti shikoj sot prezent në këtë sallë? tha ai.
