Dy ditë nga ndalimi i Emiljano Shullazi për dyshime në gjobëvënie e kërcënime për përfitim të padrejtë pasurie, prokuroria vendos sekuestro preventive mbi pronën në ish Hotel Vollga Durrës, në të cilën prej 2014-ën është bashkëpronar Shullazi.<br /><br />Me anë të një njoftimi për mediat, prokuroria sqaron se sekuestro është vendosur me leje të gjykatës pas kërkesës së kësaj të fundit dhe denoncimit të shtetasit me iniciale Z.H.