Aplikimi i faturave afrofe të energjisë për qytetarët do të marrë fund në muajin qershor.

Gjatë inspektimit të investimeve në rrjet në zonën e Babrrusë, Ministri i Energjetikës tha se deri tani janë instaluar 6700 matësa, dhe se brenda gjysmës së vitit do të instalohen në total rreth 35 mijë.

Gjiknuri u ndal edhe tek projekti I matësve inteligjentë duke theksuar se mbetet ende në planet e qeverisë përmes partneritetit publik privat.

Nga ana e tij Administratori i OSHEE Adrian Çela tha se vetëm në zonën e Babrrusë, Paskuqanit e Bathores, janë investuar rreth 15 milionë dollarë për përmirësimin e rrjetit.

Investimi përfshin ndërtimin e 128 kabinave të reja dhe vendosjen e 3500 shtyllave.

Ministri Gjiknuri u kërkoi qytetarëve t?i përgjigjen investimeve me pagesa të rregullta të faturave.