Çështja e mandatit të deputetëve në interpretim të Kushtetutës në mënyrë të veçantë mbi mënyrën e zgjedhjes, fillimit dhe ushtrimit të mandatit të të zgjedhurve në Kuvendin e Shqipërisë ishte temë debati jo në parlament, por në auditoret e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Vlorës.

Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie ishte ndërgjegjësimi i studentëve për këtë çështje tepër të debatueshme e aktuale nga klasa politike.

Studentë dhe pedagogë të ndryshëm iu referuan rastit Kokëdhima dhe Leskaj ku shprehën mendimet pro dhe kundër se kushtetuesja duhet të japi vendimin mandati i tyre është në papajtueshmëri me kushtetutën.

Zv Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Ervis Moçka jep më shumë detaje rreth diskutimit të sotëm.

Pjesë e debatit ishin doktor shkencash në fushën juridike dhe pegagogë të Fakultetit të Drejtësisë.