Kanë përfunduar zgjedhjet për Rektor në Universitetin e Tiranës. Numërimi i votave të pedagogëve që përbëjnë 90% të votave të llogaritura në total ka nxjerrë fitues si rektor të UT-së, me 460 vota, kandidatin Mynyr Koni, aktualisht Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Kandidatja Klodeta Dibra ka marrë 243 vota gjë që e bën të vështirë një ndryshim të rezultatit duke llogaritur edhe votat e studentëve që përbëjnë 10%.

Mynyr Koni ka fituar në të gjitha fakultetet, përjashtuar ate te Gjuhëve të Huaja, ku Klodeta ka fituar me 100 vota ndaj 36 ne favor te tij.

Pas përfundimit të numërimit të votave të pedagogëve, ka nisur procesi i numërimit të votave të studentëve.

Më herët, pedagogia Majlinda Keta, kryetare e Komisionit Institucional Zgjedhor në Universitetin e Tiranës, në një prononcim për Report Tv ka konfirmuar se kanë votuar 98% e stafit pedagogjik.

Gjithashtu, zyrtarisht është mësuar se në zgjedhjet për Rektorin e ri të Universitetit të Tiranës, kanë votuar 50% e studentëve.