Surprise Me!

Report TV - Kushtetuesja rrëzon kërkesën për pezullimin e ligjit të 'Pronave'

2016-04-22 0 Dailymotion

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën për pezullimin e ligjit të kthimit dhe kompensimit të pronave. Pala ankimuese kërkoi pezullimin e zbatimit të ligjit, duke pretenduar se ai cenon të drejtën e pronarëve. Por, Kushtetuesja nuk ka marrë vendim për të vlerësuar nëse ligji është apo jo në përputhje me Kushtetutën.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për vlefshmërinë ose jo me Kushtetutën e Republikës, do të jepet në ditët në vijim.

Ligji u ankimua nga Presidenti, Partia Demokratike, Partia Republikane dhe përfaqësues të Shoqatave të Pronarëve.

Në seancën e sotme gjyqësore përfaqësuesit ligjorë të Presidencës parashtruan argumentet kundër këtij ligji, zbatimi i të cilit sipas tyre, potencialisht dobëson pozitën e pronarëve, që tashmë kanë një vendim përfundimtar të formës së prerë dhe që prej vitesh presin të ekzekutohet.

Sipas Nishanit, ndërhyrja e shtetit përmes këtij ligji nuk është proporcionale, por përkundrazi është arbitrare dhe cënon rëndë standardet e Kushtetutës së Shqipërisë, duke cënuar të drejtat e pronarëve dhe subjektet e tjera që janë në pritje prej vitesh të trajtimit të kërkesës së tyre për kthim/kompensimin e pronës.
Presidenti kërkon pezullimin e zbatimit të ligjit të pronave deri në dhënien e vendimit përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.

Ndërsa për përfaqësuesin e Partisë Demokratike, deputetin Oerd Bylykbashi, ligji parashikon vetëm kompensim fizik dhe se nuk e njeh konceptin e kthimit të pronës. ?Ligji i ri nuk e njeh konceptin e kthimit të pronës. Ligji e kthen pronën në kohën e komunizmit?, tha Bylykbashi.

Ligji ?Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave?, u miratua në Kuvend më 5 dhjetor 2015, vetëm me votat e maxhorancës.

Më 11 dhjetor Presidenti refuzoi ta dekretojë ligjin, duke e rikthyer për shqyrtim në parlament. Në fillim të sesionit të ri, në seancën e 21 janarit, Kuvendi e rrëzoi dekretin duke lënë në fuqi ligjin në fjalë.

Ligji i ri i pronave parashikon një fond prej 24 milionë dollarësh për kompensimin e pronave të pronarëve.

Buy Now on CodeCanyon