Surprise Me!

Report TV - Paloka: Nëse prek votat, do reagojmë në mënyrë jo të ligjshme

2016-04-22 0 Dailymotion

Një ditë pas thirrjes që bëri ish kryeministri Sali Berisha në Parlament për armatosjen e popullit, Partia Demokratike kadeklaruar se nëse Edi Rama prek votat atëherë ajo do të reagojë në mënyrë jo aq të ligjshme.<br /><br />Ndërkohë, ai ka thënë se nëse Berisha sjell një projektligj të tillë në parlament, për armatosjen e popullit, ajo do të diskutohet në rrugë ligjore, ndërkohë që vendimet i merr i gjithë grupi parlamentar.<br /> <br />?Ajo që tha Berisha e ngritur ne kontekstin e asaj që po ndodh në Shqipëri është mëse reale, sepse praktikisht qytetarët janë krejtësisht të pambrojtur jo vetëm nga bandat e krimit por edhe përballë një qeverie që është po aq kriminale sa bandat që e mbajnë në këmbë. Cështja pastaj që a do të vijë apo jo një projektligj i tillë sigurisht diskutohet në mbledhje të grupit, zoti Berisha mund ta sjellë aty dhe të diskutohet dhe të sillet në rruge ligjore. Gjithmonë vendimet i merr grupi nëse do ketë iniciativë ligjore. Por e përsëris dhe theksoj se situata është e atillë që shqiptarët kanë nevojë për vetëmbrojtje. Por për ti shtuar diçka dhe nga unë zotit Rama meqë u përpoq të ngrite një zhurmë dje për të mbuluar kapjen e tij prej shullazve, duhet të ketë parasysh një gjë se nëse do guxojë nesër të prekë votën e lirë të shqiptarëve, nëse e mendon se siç bëri në zgjedhjet në partinë e tij apo universitete me banditë për të grabitur voten, ne do të reagojmë në një mënyrë jo aq të ligjshme? tha ai.

Buy Now on CodeCanyon