Kryebashkiaku demokrat i Kamzës u shpall i pafajshëm këtë të Premte nga gjykata e Apelit në kryeqytetet.
Me këtë vendim një vit nga dënimi i tij me 2 vite burg, Mziu mundi të shmang përfundimisht burgun pasi nëse do të mbetej në fuqi dënimi ai do të arrestohej në sallën e gjyqit.

Ndërsa nuk munguan dhe ovacionet në sallë nga mbështetësit e tij të shumtë në numër.

Vetë Mziu reagoi pas pafajësisë duke u shprehur se akuza ndaj tij u motivua politikisht.

Veç Mziut pafajësi fituan dhe dy vartësit e tij Bujar Loshi e Atli Hoti të cilën dhe ata u dënuan për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe pabarazisë me tendera.

Mziu u dënua më 10 Prill 2015 dhe pas një viti prokuroria mbajti të njëjtin qëndrim për të dërguar pas hekurave Mziun, kërkesë kjo e cila u rrëzua nga Apeli dhe nga sot ndaj Mziut nuk rëndon më asnjë akuzë.