Prej dy javësh në familjen Muça e cila jeton në fshatin Kodër-bujaras të Elbasanit mbizotëron trishtimi.

Djali i tyre, Kleo 13-vjeçar dergjet në shtrat pasi ka thyer një këmbë dhe i është infektuar. GJithcka ndodhi pas një aksidenti teksa shkonte në shkollë.

Babai Bashkim bën një apel të pazakontë duke u shprehur se do të shesë djalin tjetër vetëm që i vogli i shtëpisë të kurohet.

Operacioni sipas tij kushton 5 mijë Euro dhe nuk ka asnjë mundësi ta përballojë, ndaj bën apel për ndihmë.

Ndërsa nëna e vogëlushit, Bukurie Muça tregon se, nëse ndërhyrja nuk realizohet në kohë, djalit rrezikon t?i pritet këmba.

Pa asnjë shprese Kleo apelon për ndihmë. Ai dëshiron vetëm të shkojë në shkollë dhe ti rikthehet jetës së tij të dikurshme.

Problemet e kësaj familje nuk kanë të sosur. 5 anëtarët e saj jetojnë në kushte ekstreme, vetëm me 7 mijë leke ndihmë ekonomike.

Familja ka vendosur një numër telefoni për këdo që mund ta ndihmojë për realizimin e operacionit. Nr është 0684352319.