Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një aksident i rëndë me dy të vdekur është shënuar mbrëmjen e 22 prillit 2016 në autostradën Tiranë- Durrës.
Aksidenti është shënuar rreth orës 22:30 minuta në afërsi të firmës?Sinani?.
Makina tip Benz me targa AA 301 AG, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur nga prapa mjetin kamion tip Man me targë koka TR9530P dhe rimorkio TR0881J me drejtues shtetasin: Sh.B. 62 vjeç, banues në Tiranë.
Nga përplasja ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës, E.T. 25 vjeç, banues në Durrës i cili ishte pasagjer në mjetin tip Benz.
Shoferi i kamionit, Sh.B. ka zbritur nga mjeti i tij, për të parë se çfarë kishte ndodhur. Në këtë moment një mjet i paidentifikuar e ka goditur. Për pasojë, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Durrësit.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit tip Benz, Adriatik Bajraktari, ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Policia thotë se ndaj tij është prerë urdhër arresti.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/aksident-i-rende-me-dy-te-vdekur-ne-autostraden-tirane-durres/